Rama nuk heq dorë nga pakoja anti-shpifje, mediat paralajmërojnë protesta në ditën e votimit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Të hënën, Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka aprovuar paketën anti-shpifje me disa ndryshime të vogla në krahasim me propozimin e Qeverisë. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga përfaqësuesit e mediave.

Edhe pse kjo pako ligjore ka pasur kundërshtime të forta, Qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 18 dhjetorit. Ndërkohë, më 18 dhjetor në orën 09:30 do protestohet kundër paketës anti-shpifje për median, nga vetë gazetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Paralelisht me punimet e komisioneve parlamentare ku diskutohej paketa anti-shpifje, Partia Demokratike në opozitë dhe aleatët e saj diskutuan në një tryezë të përbashkët format e reagimit. Premtimi i parë i opozitarëve ishte zhbërja e paketës anti-shpifje kur ata të vijnë në pushtet.

Me Ligjin e ri të paketës anti-shpifje, që kaloi të hënën te Komisioni i Ligjeve, në çdo rast shkeljeje të medieve, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), pikërisht Këshilli i Ankesave, i ngritur pranë saj, është “gjykata” që vendos për korrigjimin e përmbajtjes, gjobat, pezullim ose heqje të përkohshëm të licencës. Në bazë të projektligjit që do t’i paraqitet kuvendit të mërkurën në seancë plenare, u miratua nga Komisioni i Ligjeve që te Këshilli i Ankesave të ketë gazetarë me eksperiencë deri në 10 vjet. Anëtarët do të zgjidhen sipas një gare me kritere të përcaktuara dhe nuk do të ketë juristë, siç kishte propozuar Qeveria, por vetëm gazetarë me mbi 10 vjet eksperiencë. 

Të ngjashme