Rama: Opozita trazon edhe të vdekurit në luftën e saj për pushtet

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës.

Kreu i qeverisë nuk  ka ngurruar të akuzojë edhe opozitën ku thotë se dallimi është se ata i trazojnë të vdekurit për luftën e tyre për pushtet.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Debate të forta janë zhvilluar ditët e fundit në Shqipëri pas deklaratës së Lulzim Bashës se është fshehur numri i vërtetë i të vdekurve nga Covid. Mjekët dolën në një deklaratë ku thanë se kjo është e pavërtetë, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se deklaratat e Bashës mund të nxisin dhunë ndaj bluzave të bardha. Kreu i qeverisë në një fjalim ditën e shtunë tha se opozita po bën politikë me të vdekurit. (tvklan.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme