Rama për negociatat: Fjala e fundit nuk është thënë ende, po presim

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një video mesazh në facebook ka folur për për vendimin për çeljen e negociatave.“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet.

Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme.

Presidenti i Francës ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha më tej se: “Fjala e fundit nuk është thënë ende, përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri ne mbledhen e këshillit të Unionit ku edhe do merret vendimi synojnë të përputhin qëndrimet e te dy anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/372531203626311/?t=0
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme