Rama: Po rimodelohet nyja rrugore te “Agim Ramadani”, vendosen semaforë për herë të parë

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për punimet që janë duke u zhvilluar për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se për herë të parë po vendosen semaforë 🚦 dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore 🚧

Postimi i tij i plotë:

🚧 Po zhvilloven punimet për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.

Për herë të parë, po vendosen semaforë 🚦 dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore 🚧

✔️Më shkurt

✔️Më thjeshtë

✔️Më shpejt.

Të ngjashme