Rama: Pse nuk ndëshkohen vrasësit e 21 janarit?

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 12:18 | Nga

7 vite më parë, në protestën e dhunshme të “21 janarit”, katër persona mbetën të vdekur.

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i priti familjarët e të vrarëve në Kryeministri, ku dha dhe shpjegimin për mosndëshkimin e autorëve të vrasjes së protestuesve.

Rama e sheh problemin tek drejtësia. 21 janarin e cilësoi pasqyrë kombëtare të betejës disa vjeçare të sistemit të drejtësisë.

“21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi. Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti reformë.

Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7 fish më sunduese” tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme