Rama publikon detaje nga takimi me Macron

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 09:30 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua dje me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takim nga i cili ka publikuar sot vetëm disa fotografi. “Mirëmëngjes, – shkruan Rama, – dhe me fotoalbumin e takimit dje në Paris me Presidentin Macron, ju uroj një ditë të mbarë.”

Sot në orën 11:00, Rama do të jetë në Tiranë, ku pritet të tregojë rreth rezultatit të takimit me Presidentin e Francës dhe mbështetjen ose jo të tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe po ashtu, siç ka premtuar, edhe mbi situatën e krijuar së fundi në politikë, lumit të denoncimeve nga opozita në adresë të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme