Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vendosjen e rrethojave mbrojtëse pranë shkollave të kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve.
Rama ka bërë të ditur se kjo masë synon t’i mbajë trotuaret të lira nga automjetet dhe të krijojë hapësirë më të sigurt për lëvizjen e fëmijëve.
“Për të rritur sigurinë e nxënësve, kemi vendosur rrethojë mbrojtëse pranë shkollave, duke i mbajtur trotuaret të lira nga veturat dhe të sigurta për qarkullimin e fëmijëve”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Prishtinë 💙
Për të rritur sigurinë e nxënësve, kemi vendosur rrethojë mbrojtëse pranë shkollave, duke i mbajtur trotuaret të lira nga veturat dhe të sigurta për qarkullimin e fëmijëve.