Ekonomia Online
FUNDIT

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u diskutuar detajet e fundit për fillimin e ndërtimit të spitalit të kryeqytetit. “Spitali i kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u diskutuar detajet e fundit për fillimin e ndërtimit të spitalit të kryeqytetit.

“Spitali i kryeqytetit po bëhet!

Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të kryeqytetit.

Një projekt i shumëpritur që do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.

Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian.

Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi” shkruan Rama në njoftim.

Të ngjashme