Rama: Të angazhuar për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me Malin e Zi

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:39 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun malazez Dushko Markoviq, deklaroi se qeveritë e dy vendeve janë të “angazhuar për procesin e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare”.

“Na vjen mirë që sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë do të jetë një burim më shumë për tregtinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, theksoi Rama.

“Do të materializojmë së shpejti edhe hapjen e një tjetër pike kufitare”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare./Top Channel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme