Rama: TRAM-i elektrik po zhvillohet me sektorin privat, s’ka nevojë të ndahet buxhet nga kryeqyteti

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti për TRAM-in elektrik nuk ka nevojë për ndarje të buxhetit nga kryeqyteti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket TRAM-it elektrik, nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat. Për ata që kanë dashur me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privat”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Të ngjashme