Ramabaja: Vuçiqi po shpreson për rikthimin e Trumpit në pushtet

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, po shpreson se nëse Trumpi kthehet në pushtet kjo do ta ndihmonte në krijimin e “botës serbe”.

Kjo sipas Ramabajës do të ishte një mënyrë që Serbia të heqë dorë nga mbështetja pro ruse dhe të rreshtohet nga Perëndimi, por një gjë e tillë do të sillte destabilizim në të gjithë rajonin.

“Serbia po pret të marrë lëshime më të mëdha nga perëndimi, konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur merren me krijimin e botës serbe, pa Kosovën respektivisht pa veriun e Kosovës, përjashtohet mundësia që Serbia të heq dorë nga orientimi i saj thuajse dy shekullor pro rus dhe kësaj radhe të rreshtohet pro perëndimit.

Por ky do të ishte çmimi më i madh që do duhet të paguante rajoni në tërësi dhe në veçanti Bosnja dhe Mali i Zi. Harta politike e Evropës ka gjasa të ndryshojë shumë. Vuçiqi e beson shumë këtë ide, madje beson shumë se rikthimi i Trump mund t’i sjellë favore të kësaj natyre. Gjasat janë që këtë çështje ta rrumbullakojë me administratën e Bidenit”, tha Ramabaja.

Të ngjashme