Ramabaja:Mjaft i quajtëm krerë të UÇK-së ata në Hagë, po dëmtojmë Kosovën

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Analisti Sadri Ramabaja në një intervistë për Euronews Albania refuzoi t’i quante krerë të UÇK-së, Hashim Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas përkrahësit të Lëvizjes Vetëvendosje, “sa më shumë t’i cilësojmë si krerë të UÇK aq më shumë do ta dëmtojmë UÇK dhe Kosovën”.

Unë nuk konsideroj se krerët e UÇK janë në Hagë, atje janë ata që kanë një lloj përgjegjësie direkte ose indirekte që UÇK në 1998 mbeti pa kokën reale politike. Wshtw politika e Kosovës e LDK, por edhe e Tiranës që kishte kontribuar që koka politike e UÇK të mënjanohej dhe ata që e njohin këtë situatë brenda UÇK e kanë parasysh”, tha ai.

“Sa më shumë t’i cilësojmë si krerë të UÇK aq më shumë do ta dëmtojmë UÇK. Sali Mustafa është dënuar 26 vjet dhe dënimi i tij ishte i ashpër, ndaj ka ardhur koha që me kthjelltësi të mendojmë si i citojmë ata që janë atje. Jemi në këtë situatë kur ka rrezik që lavdia e UÇK të dëmtohet seriozisht. Nuk mund të mbrohet kjo lavdi duke i cilësuar krerë të UÇK ata që defaktoja krijuan këtë gjykatë UÇK”, u shpreh Ramabaja.

Të ngjashme