Ramadan Muja punëson djalin e vëllait

Prizren | 18 Pri 2017 | 20:02 | Nga

Zyra e Personelit në Prizren po vazhdon punësimin e familjarëve të pushtetarëve në këtë komunë, pa i dhënë llogari askujt.

Këtë herë, kjo zyrë ka punësuar në Bibliotekën Ndër-komunale të Prizrenit Hektor Mujën, që është djali i vëllait të kryetarit Ramadan Muja, raporton KTV.

Ky veprim, sipas zyrtarëve të LDK-së, është ofendim për qytetarët e Prizrenit. Kurse, sipas Vetëvendosjes, kryetari Ramadan Muja po tenton që në fund të mandatit të punësojë sa më shumë militantë dhe familjarë të tij.

Kohavisioni ka tentuar të marrë një qëndrim të komunës, por zyrtarë të saj nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.

Lulëzim Ibri, zyrtar në Drejtorinë e Kulturës, pas konsultimit me zyrtarë të Bibliotekës, ka thënë se të gjitha përgjegjësitë i ka Zyra e Personelit. Zyrtarë të kësaj të fundit kanë qenë të paqasshëm, njëjtë siç ka qenë edhe Hektor Muja.

Ndërkaq, në pozitën e Hektor Mujës, deri tash ishte Elhame Berisha, e cila më parë ishte shkarkuar nga detyra si drejtoreshë e mirëqenies sociale.

Elhame Berisha u shkarkua bashkë me 5 drejtorë të tjerë nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa në bibliotekë ka punuar vetëm derisa të emërohet diku tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme