Ramadani: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, nxit luftë

Prishtinë | 08 Pri 2017 | 13:11 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi i mundshëm i Gjykatës së Colmarit për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi është skenar i pastër për të kthyer konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon.

Kështu tha për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ai megjithatë beson se kjo gjë nuk do të ndodhë, ngase konsideron se nuk ka logjikë që Haradinaj të gjykohet edhe njëherë për diçka që është shpallur i pafajshëm nga Gjykata kompetente e Hagës.

“Nuk besoj që kjo do të ndodh por se skenarët dhe konspiracionit negative mundësojnë logjikën që në këtë rajon të kthehen konfliktet. Serbia as nuk ka të drejtë as ta kërkojë se lëre më ta marr në këtë rast Ramushin. Por kushdo që mendon në skenarë të tilla duhet të jetë e qartë se do të ballafaqohet i tërë rajoni me një situatë jashtëzakonisht të madhe konfliktuoze”, tha Ramadani.

Ish-kryeministri, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të mbahet në Francë, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Vendimi përfundimtar nga Gjykata e Colmarit, pritet të merret më 27 prill.

Të ngjashme