Ramadani kërkon identifikimin dhe arrestimin e personit që bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas një deklaratës së bërë sot në Kuvendin e Kosovës, ku një person, i përshkruar në raportimet mediale si mërgimtar, dyshohet se ka bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Ramadani ka kërkuar që personi të identifikohet dhe që ndaj tij të veprojnë menjëherë organet kompetente.

“Ajo që dëgjuam sot ishte thirrje për vrasje. Të kërkosh pushkatimin e njeriut që dha gjithçka për lirinë e këtij vendi, që bëri Ushtrinë e Kosovës, është çmenduri politike dhe kombëtare”, ka deklaruar Ramadani.

Të ngjashme