Zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka thënë se FSK-së i janë shtuar edhe 337 ushtarë të rinj, të mirë të përgatitur dhe përfaqësues të popullit të Kosovës.
Ramadani i tha sot ushtarëve të rinj se ata po bëhen pjesë e Forcës sonë në një etapë të rëndësishme, në kohën kur transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet, FSK-ja po rritet e forcohet.
“Në
ceremoninë e betimit, sot, u thash ushtarëve të rinj se po bëhen pjesë e Forcës
sonë në një etapë të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në kohën kur transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur
Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet e forcohet.
Sigurisht, për të gjithë këtë kërkohet profesionalizëm e angazhim shtesë”,
ka thënë Ramadani.
Ky është postimi i plotë:
Mbrojtja po konsolidohet, FSK po rritet e forcohet!
Forcës sonë i janë shtuar sot edhe 337 ushtarë të rinj. Të
mirë, të përgatitur, të vendosur dhe përfaqësues të popullit të Kosovës.
Në ceremoninë e betimit, sot, u thash ushtarëve të rinj se po bëhen pjesë e
Forcës sonë në një etapë të rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në kohën kur transicioni ushtarak i FSK-së është në rrugë të mbarë, kur
Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet e forcohet.
Sigurisht, për të gjithë këtë kërkohet profesionalizëm e angazhim shtesë.
Vizioni ynë është që Kosova të jetë e sigurt, e mbrojtur dhe
prosperuese.
Qëllimi ynë kontributi për paqe dhe siguri.
Vullneti ynë është bashkëpunimi me të gjithë në rajon, të bindur se kjo i ndihmon
paqes.
Interesi ynë nacional është konsolidimi i plotë i shtetit tonë.
Rruga jonë përpara është thellimi i partneritetit special me SHBA dhe
anëtarësimi në NATO.
Ne duam dhe jemi të gatshëm që krah-për-krah me ushtritë e vendeve të NATO-s të ndihmojmë popujt tjerë që të jetojnë në paqe dhe siguri, ashtu sikurse na kanë ndihmuar neve që të jetojmë të lirë.
#Mbrojtje #Siguri #Prosperitet #FSK #Partneritet #SHBA #NATO