Ramadani: Shpresë e besim, e duam Kosovën përjetësisht

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përcjellë një mesazh të fokusuar në sakrificën dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.

Në një postim nw profilin e tij nw rrjetin social Facebook, Ramadani ka theksuar se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, populli ka vazhduar rrugën e tij, duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “lëvizjen e shenjtë”.

“Shpresë e besim! Ne jemi popull që kemi duruar e sakrifikuar për lirinë. Asnjë sfidë nuk na ka rrëzuar, asnjë dallgë nuk na ka ndalur”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka përmendur edhe historinë e lëvizjeve për liri, duke shtuar: “E duam Kosovën përjetësisht.”

Të ngjashme