Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se situata epidemiologjike në vend vazhdon të jetë e rëndë edhe pse ka indikatorë që tregojnë se është drejt stabilizimit, raporton EO.
“Situata me COVID-19 vazhdon të jetë e rënduar edhe pse në ditët e fundit kemi një stabilizim dhe një rënie të lehtë të parametrave. Deri më sot kemi mbi 1 milionë testime dhe ky është një rekord i thyer. Kemi një rënie të rasteve aktive që flet për një indikator të stabilizimit dhe arritjes së kulmit të valës dhe tash pritet që të bie gradualisht”.
Ramadani tha se ekipet e IKSHPK-së janë në terren dhe po gjurmojnë rastet aktive për të izoluar vatrat e përhapjes derisa fajtore la grumbullimin nëpër klube, restorante dhe kafene.
Po ashtu, ai tha se në ditët në vazhdim do të synojnë të ndalin rastet fatale.
Sipas tij, në vendin tonë ka vaksina të mjaftueshme anti-Covid, andaj ai ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen.
“Lusim qytetarët që t’i marrin vaksinat. Vaksina ka me bollëk”, ka thënë ai.