Ramadani: Situata me pandeminë drejt përmirësimit, mësimi në shkolla për disa nivele

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 11:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë në shkolla që nga shatori nga klasa e parë deri në të pestën, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë raportimit në komisionin për Shëndetësi, bashkë edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, shtoi se po shikohet mundësia se si do të zhvillohet mësimi për nivelet e tjera të arsimit.

Krejt kjo, ngase sipas tij, situata me pandeminë po shkon drejt përmirësimit.

“Fillimi i vitit shkollor do të fillojë në të gjitha nivelet, por do të varet forma e zbatimit. Grupi i ekspertëve ka punuar dhe po shihet mundësia e hapjes së shkollave për klasat e 1 dhe të 5. Në faktet shkencore po bëjnë matjen nëpër çdo grup-moshë se sa është i paraqitur virusi”.

“…prej klasës 6-9 dhe shkollën e mesme do të jetë një formë mikse dhe në universitetet në online dhe këto do të jenë tre skenarë të mundshëm. Mendojmë që situata po shkon drejt përmirësimit, por jo për vetë kënaqësi”.

Drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi ka thënë se kur ka marr detyrë ka gjetur vetëm një kontratë të furnizimit me oksigjen, raporton EO.

“Kur kam marr detyrën shërbimi spitalor ka pasur një kontratë të furnizimit me oksigjen dhe duke parë nevojë. Ne kemi analizuar situatën dhe hapat që kemi marrë ne kemi lidhur një kontratë të dytë”.

“…përveç kësaj kemi filluar me shqyrtimin e mundësive që furnizimin me oksigjen ta bëjnë përmes triotankëve sepse është më i lirë. Kemi filluar procedurat e blerjeve të 700 deri në 1 000 bombola të oksigjenit”

Krasniqi ka folur edhe për koston e një pacienti të infektuar me COVID-19, raporton EO.

“Kosto e trajtimi i një pacienti me COVID është e vështirë të caktohet sepse jo të gjithë kanë nevojë për terapinë e njëjtë”.

Të ngjashme