Zekirija Ramadani është zyrtarizuar si trajner i ri i Prishtinës. Ramadani në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Armend Dallkun.
Ai është trajneri i 23-të i Prishtinës nga paslufta.
“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit”, ka thënë Ramadani, njofton faqja zyrtare e klubit të Prishtinës. Ramadani kishte qenë më herët trajner te Trepça ’89 dhe Feronikeli, duke e fituar titullin e kampionit me të dyja.