Ramës i intereson qëndrimi i Vetëvendosjes për politikën në vend

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 14:17 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Dardan Sejdiun kanë pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Pas takimit në një konferencë për media, Shpend Ahmeti tha se ishte kënaqësi për të biseduar për çështje politike, raporton Ekonomia Online.

“Shfrytëzuam rastin të flasim për veriun e vendit, dialogun  dhe incidentet e fundit dhe i shkëmbyem edhe mendimet dhe qëndrimet tona”, tha Ahmeti.

Ndërsa kryeministri, Edi Rama, theksoi se është e pashmangshme që sa herë të vizitoi Prishtinën t’i t’i dëgjon pikëpamjet e Shpendit.

“Është e pashmangshme që sa herë të vij në Bashkinë e Prishtinës patjetër është me interes të veçantë t’i dëgjoj pikëpamjet e Shpendit. Kam interes të di se çfarë Vetëvendosje mendon për politikën në vend”, theksoi Rama.

“I jam mirënjohës Shpendit për këto minuta dhe shpresoj se do të shfrytëzojmë të gjitha lidhjet e tona në të mirë të të dyja vendeve”, theksoi ai.

Kryeministri Rama nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

shpend ahmeti - edi rama2shpend ahmeti - edi rama1edi rama

 

Të ngjashme