Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili e mori detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, ka vazhduar me kompletimin e kabinetit të tij.
“Me qëllim të avancimit të punës në komunën e Drenasit, fuqizimit të zbatimit të ligjit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët, kam bërë disa emërime”, ka njoftuar Lladrovci në faqen e tj në Facebook.
“Gani Syla, veprimtar i çmuar i çështjes kombëtare dhe i dëshmuar në angazhimet e tij të deritashme, është emëruar nënkryetar i komunës; Idriz Hysenaj, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe ushtar shembullor i UÇK-së, i njohur për angazhimin e tij të gjithanshëm, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Planifikim urban dhe Mbrojtje të Mjedisit; Flamur Curri, profesionist i ri i dëshmuar, emërohet shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës”.
Lladrovci ka falënderuar Arsim Haxhiun dhe Betim Berishën për kontributin e tyre të deritanishëm.