Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe në Kopleksin Memorial në Gllogjan, në 25 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt.
Ramosaj ka thënë se në këtë ditë, e kujtojnë dhe nderojnë luftën dhe sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë popullin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Ka vetëm një rrugë në të cilën ecën historia e lirisë, është rruga e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që dhanë jetën dhe gjakun që populli shqiptar ta përjetësoj idealin për të cilin ata u flijuan.
Sot, jemi prapë bashkë në këtë ditë, të kujtojmë dhe nderojmë luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë popullit tonë, andaj përulemi me respekt, mirënjohje e krenari para jetës dhe veprës të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut.
Përkujtojmë me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj.
Dëshmorët dhe martirët janë nderi dhe krenaria e Atdheut!
Nderim e respekt përjetësisht për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!