Ramusa nga “Demokracia Studentore” shoqërohet në stacionin policor

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 11:47 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Mexhid Ramusa nga”Demokracia Studentore” u shoqërua për në stacionin policor.

Milaim Nuhiu nga Demokracia Studentore, pas shoqërimit të Mexhid Ramusës nga ana e policisë, tha se situata eskaloi nga sigurimi i rektoratit dhe kjo gjë është alarmante, sepse rektorati i UP-së është kthyer në burg për studentët e UP-së.

“Ska as edhe një element të quhet ky vend rektorat, ky është vend i krimit,i burgut, që i burgosë studentët, që i grushtojnë studentët dhe këtu nuk ka asnjë gjë pozitive”, tha Nuhiu.

Ai shtoi se DS-ja do të vazhdojë me protesta derisa të arrihet rezultati i kërkuar, që të largohet rektori, sepse, sipas tij, rektori ishte ai që dha urdhrin që të arrestohet Ramusa.

Nga Policia u arrestua edhe një person prej sigurimit të rektoratit, për shkak të reagimit të dhunshëm që bëri ndaj Ramusës.

“Demokracia Studentore” kërkon dorëheqjen e rektorit Dema

Organizata “Demokracia Studentore” (DS) ka zhvilluar një aksion simbolik në shenjë pakënaqësie me gjendjen në Universitetin e Prishtinës.

Organizata shprehu pakënaqësinë për keqmenaxhimin e Universitetit të Prishtinës, aferat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërlarja e parave në UP përmes OJQ-ve dhe në fund kërkuan dorëheqjen e rektorit Marjan Dema.

Gjatë aktivitetit, DS ishte me disa pankarta ku në disa prej tyre shkruhej “Super Profesoresha Drenusha Krasniqi 13 lëndë në UP, 0 punime shkencore” , “Super Prorektori Faton Berisha, 4 familjarë në UP, 7 vende të punës, 0 cilësi”.

Kryetari i DS-së, Mexhid Ramusa tha se jemi mbledhur para rektoratit për t’i kundërshtuar dallaveret që po bëhen në këtë institucion.

“Ne në këtë aktivitet simbolik kemi dalë që t’ia mbyllim sytë Hasan Prishtinës që mos ta shohë gjendjen aktuale të Universitetit të Prishtinës”, tha Ramusa.

Ai shtoi se rektori i UP-së ka shpërlarë para dhe askush nuk e ka ngritur zërin për këtë çështje deri më tani dhe se Policia e Kosovës, sipas tij, i ka ngritur kallëzim penal për 900 mijë euro.

Ai po ashtu tha se që në javën e ardhshme DS-ja do të ngrisë kallëzim penal kundër rektorit Demaj dhe se këto do t’i ndjekin në mënyrë ligjore.

“Dekani i Fakultetit të Artit ligjëron 43 lëndë dhe pos kësaj ka edhe plot dallavere të tjera”, shtoi Ramusa.

Gjatë aktivitetit, Ramusa nuk u lejua nga sigurimi i rektoratit të shkruajë mbi murin e këtij institucioni dhe ai u sulmua nga po të njëjtit dhe më pas policia ndërhyri dhe Ramusa u përcoll brenda rektoratit.

Edhe pse Ramusa nuk u lejua të shkruajë mbi murin e Rektoratit, pjesëmarrësit e protestës vendosën mbishkrimin “Shkatërrimi i Universitetit është shkatërrim i kombit” poshtë shtatores së Hasan Prishtinës.

Kjo është protesta e 6-të radhazi që DS ka organizuar për të kundërshtuar këto padrejtësi të UP-së.

 

Të ngjashme