Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kështu raportohet nga seanca se Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.