Leicester City do të luajë sot në mbrëmje ndaj Chelseat një ndeshje që është e vlefshme për League Cup.
Për trajnerin e kampionëve të Anglisë, Claudio Ranieri kjo përballje merr vlera të veçanta, pasi italiani do të jetë kundër ish-skuadrës së tij dhe ai deklaroi se mezi po e pret këtë sfidë.
“Chelsea ishte skuadra ime e parë në Angli, është ajo që na dha titullin”, tha Ranieri në prag të kësaj ndeshjeje. “Shumë miq të mi janë tifozë të Chelseat, por kur jemi në fushën e lojës nuk ka miqësi”.
Leicester arriti që në këtë verë të mbajë futbollistët më të rëndësishëm të tij përveç Kante, i cili u transferua pikërisht te “Blutë e Londrës”. Ranieri theksoi se tifozët duhet të kuptojnë vendimin e Kante për të shkuar tek një klub më i rëndësishëm.
“Jam i lumtur për Kante dhe do t’i rezervoj një pritje të ngrohtë”, vijoi Ranieri. “Jam i sigurt se edhe tifozët tanë do të dinë të vlerësojnë kontributin e tij sezonin e kaluar dhe do ta presin mirë atë. Do të jem shumë i lumtur sikur t’i shoh ata që ta duartrokasin Kante”.