Ekonomia Online
FUNDIT

Raportohen dy raste të dyshuara të vetëvrasjes gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Raportohen dy raste të dyshuara të vetëvrasjes gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dyshuara si vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, një në Graçanicë e një rast u raportua në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, në Graçanicë rreth orës 21:40, Policia ka marrë informacionin se një person gjendet pa shenja jete dhe se dyshohet se ka […]

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dyshuara si vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, një në Graçanicë e një rast u raportua në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, në Graçanicë rreth orës 21:40, Policia ka marrë informacionin se një person gjendet pa shenja jete dhe se dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Me të dalë në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet raportin e Policisë.

Ndërsa, një rast vetëvrasje policia e ka cilësuar edhe në Ferizaj.

“VETËVRASJE/Ferizaj, 18.11.2023 – 09:55. Nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjell në gjendje të rëndë shëndetësore ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme