Raportohet se Vinicius Junior mund të largohet falas nga Real Madridi, Haaland shihet si zëvendësuesi

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Vinícius Junior te Real Madridi mbetet e paqartë, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se braziliani po i afrohet gjithnjë e më shumë një largimi si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Sipas gazetarit Carlos Carpio, sulmuesi nuk përjashtohet të largohet pas skadimit të kontratës së tij aktuale me klubin madrilen.

Në të njëjtin raport thuhet se Erling Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt, konsiderohet kandidati kryesor për ta zëvendësuar Viníciusin në “Santiago Bernabéu”.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Real Madridi, Vinícius apo Manchester City, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto raportime do të konkretizohen gjatë muajve në vijim.

Të ngjashme