Rashiq: Kur Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë – Merrni me rezerva se çka thotë ai

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 14:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka pasur një porosi për gazetarët gjatë konferencës për media, ku foli për rregulloren e re të Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Rashiq tha se ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka fare besim. Ai tha se kur “Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë”.

“Sa i përket presidentit Vuçiq, ai kur thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, pastaj merrni me rezerva se çka thotë Vuçiqi”, u shpreh Rashiq.

Ky deklarim i Rashiqit, ka ardhur pasi presidenti serb ka kërkuar që të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas Rregullores së BQK-së.

Të ngjashme