Rashiq: Zgjedhjet mbahen në mars 2017

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 14:08 | Nga

Deputeti nga radhët e Listës Serbe Nenad Rashiq është shprehur i bindur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në muajin mars të vitit 2017.

Ai në një intervistë për lajmi.net flet për rëndësinë që ka reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Thaçi, ndonëse e vlerëson si shumë të vonuar nismën e tillë.

Rashiq e kritikon ashpër partnerin e tyre të koalicionit LDK-në dhe PDK-në për moskomunikim si dhe siç tha ai një seri nënçmimesh që u janë bërë Listës Serbe nga ana e tyre.

“Besoj shumë se zgjedhjet do te ketë. Dhe ato do të mbahen në fillim të vitit tjetër, pra në muajin  mars të vitit 2017. Të gjithë po e thonë se zgjedhje do të ketë dhe është i vetmi kryeministri Mustafa që insiston se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe jo më herët.Ne e kemi suspenduar punën në Parlament dhe Qeveri  për shkak të një  nënçmim të Listës ku për krejt ato temat që janë më rëndësi sikur Demarkacioni dhe tema tjera ne nuk jemi konsultuar dhe ky ka qenë një reagim normal sepse nëse ju jeni  partner koalicioni  që kërkon bashkëpunim dhe nga ana tjetër kjo nuk ndodh, atëherë u vetmi mekanizëm është  tërheqja apo suspendimi i përkohshëm. Se kur mund të kthehemi, unë kisha thënë pas  tregimit të dëshmive që ne mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, ka pohuar Rashiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme