Rashit Qalaj, drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:34 | Nga

Pas katër muajsh, Policia e Kosovës është bërë me Drejtor të Përgjithshëm. Sipas asaj që raporton Indeksonline, Rashit Qelaj është zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Vlen të theksohet se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kishte hapur në maj konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ndryshe, Qalaj deri më tash kishte postin e drejtorit të Departamentit të Operacioneve.

Më herët i pari i Policisë së Kosovës, ka qenë Shpend Maxhuni, i cili aktualisht është drejtori i AKI-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme