Fushë Kosovë: Fëmijët nuk duan ta takojnë nënën, ajo sulmon ish-bashkëshortin

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Rastet kur çiftet kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, janë mjaft të shpeshta.

Së fundmi në Fushë Kosovë ka ndodhur një rast ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortit të tij, pas një zënke verbale mes tyre. Rasti dyshohet se ka ndodhur sot, në Qendrën për Punë Sociale.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se e dyshuara kishte shkuar për t’i takuar fëmijët për shkak se për ta kujdeset babai i tyre. Por aty, ajo u përballë me një situatë të rëndë, pasi fëmijët kërkuan që të mos kenë fare kontakt me nënën e tyre.

Përballë kësaj situate, Sinjali mëson se e dyshuara në shenjë revolte e ka sulmuar me grushte ish-burrin e saj. I njëjti e denoncoi menjëherë rastin në Polici, ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen që dyshohet se ndodhi mëngjesin e sotëm.

Si rezultat i raportimit, gruaja e dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklarata para hetuesve policorë, me ç’rast e ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortit.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shteti ka urdhëruar që ndaj saj të iniciohet rasti për veprën penale “Sulm”.

Të ngjashme