Rasti i fundit me Coronavirus në Prizren është zyrtar i Doganës së Kosovës

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Dje është konfirmuar edhe rasti i katërt me COVID-19 në Komunën e Prizrenit.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, rasti i fundit është zyrtar publik.

Sipas tij, personi i konfirmuar me COVID-19 është punëtor i Doganës së Kosovës në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë.

Ai tutje ka thënë se sot do të testohen 4 punëtorë të tjerë ndërsa nesër do të testohen edhe 5 të tjerë si dhe familjarët e pacientit.

Po ashtu, ka treguar se personi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme