Rasti i grabitjes në Shtime: Banorët kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Banorë të “Lagjes së pajtimit” të Godancit të Poshtëm kanë mbajtur një protestë paqësore pranë objektit të Komunës në shenjë solidarizimi me familjen Ndrecaj, lidhur me rastin e grabitjes së fundit që ka ndodhur ditë më parë.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur në një takim përfaqësues dhe pjesëmarrës të kësaj proteste, me ç’rast ka shprehur keqardhjen lidhur me rastin. Ka denuar aktin dhe veprën që ka ndodhur si edhe ka kërkuar nga banorët të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

Banorët kanë kërkuar nga kryetari Ismajli, që të adresojë kërkesën në organet e drejtësisë për lirimin e banorëve të arrestuar për shkak se ata kanë mbrojtur veten dhe pasurinë si edhe kanë kërkuar ndryshimin e ligjeve, të cilat do të duhej që të fuqizonin edhe më shumë të drejtën e mbrojtjes së pronës dhe të familjes.

Të ngjashme