Rasti “Toka” me Azem Sylën rikthehet në gjykatë këtë javë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 13:59 | Nga

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe 21 persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar në rastin e njohur “Toka”, pritet që gjatë kësaj jave, sërish të kthehen në bankën e të akuzuarve, raporton KTV.

Lajmin për caktimin e seancës për 29 qershor, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mubera Latifi, sekretarja juridike e gjykatësit të rastit, Beqir Kalludra.

Për dallim nga seancat e kaluara, kur ky rast gjykohej nga EULEX-i, të premten e kësaj jave, 22 të akuzuarit do të jenë para një trupi gjykues vendor. Ndryshe, ish-deputeti Azem Syla, më 12 mars të këtij viti, ishte liruar nga masa e paraburgimit, pasi që ky rast kishte kaluar te vendorët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme