Raundi i parë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do t’i japë fund luftës ka përfunduar me “progres inkurajues”, kanë bërë të ditur ndërmjetësit, Katari dhe Pakistani.
Bisedimet nisën të dielën në Zvicër, pas marrëveshjes fillestare të arritur javën e kaluar mes SHBA-së dhe Iranit. Gjatë gjithë javës do të vazhdojnë diskutimet në nivel teknik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar herët të hënën, Katari dhe Pakistani njoftuan se një “Komitet i Nivelit të Lartë” ka rënë dakord për një udhërrëfyes që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se bisedimet kanë sjellë “progres të madh” drejt përfundimit të konfliktit në Lebanon.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar javën e kaluar përfshin angazhimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve, si dhe ndalimin e luftimeve në “të gjitha frontet” – përfshirë edhe në Liban – dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.