Reagimi i Mourinhos kur e kuptoi se u shkarkua

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United.
Manchester United e shkarkoi sot (e martë) Jose Mourinhon, pas formës së dobët në këtë sezon.

Sipas mediave në Angli, trajneri portugez ka mbetur i befasuar nga vendimi i ‘Djajve të Kuq’, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho nuk e kishte pritur shkarkimin e tij në këtë ditë, por që bordi i klubit mori vendim që ta liroi atë nga detyra e trajnerit.

Portugezi ishte në krye të Manchester United në 17 ndeshje në këtë sezon, andaj humbja nga Liverpooli detyroi skuadrën angleze që ta shkarkoi, pasi janë 19 pikë larg kreut të tabelës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme