Reagon imami i xhamisë në Beograd

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 11:20 | Nga

Pas rrënimit të xhamisë në Zemun, afër Beogradit ka reaguar imami i saj, Emin Zejnullahu.

Ai ka thënë se kanë pasur një marrëveshje me autoritetet komunale atje, që objekti fetar të mos prishet, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Dje kemi dalë ne terren për ta kundërshtuar rrënimin dhe kemi rënë dakord që objekti të rrënohet pasi është në proces të legalizimit”, ka thënë Zejnullahu.

“Autoritetet nuk e kanë respektuar marrëveshjen dhe rreth mes orës tre dhe katër të mëngjesit me një ekskavator kanë ardhur dhe kanë prishur një pjesë të kulmit dhe një kat të xhamisë”, ka shtuar ai.

Më tej dëshmitarët kanë treguar se ky aksion është kryer me mbështetjen e një numri të madh të forcave të xhandarmërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme