Reagon “Pastrimi” për djegien e kontejnerit në Dardani

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 12:05 | Nga

Kompania “Pastrimi”, në Prishtinë njofton se nga persona të papërgjegjshëm po ballafaqohet vazhdimisht me sfida të ndryshme dhe me probleme që po shkaktohen gjatë operimit në teren.

“Me dt. 27.12.2016 kompania ‘Pastrimi’ ka filluar shpërndarjen e 100 kontejnerëve të plastikës 1.1 në lagjen ‘Dardania’ për të bërë zëvendësimin e kontejnerëve të vjetër, kontejner këta të dhuruar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo që ne fillim kemi hasur në vështirësi”, njofton kompania.

“Gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 23:00 në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në lagjen ‘Dardania’ ekipet e kompanisë kanë verifikuar një kontejner tërësisht të djegur, i cili ishte i ri dhe i vendosur në këtë lokacion”, thuhet në njoftim.

Kompania “Pastrimi” kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në dukuritë e tilla negative të cilat janë në kundërshtim me ambientin dhe pastërtinë në qytet, si rezultat i këtyre dukurive të shpeshta po krijohen vështirësi dhe kosto në shërbim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme