Reagon presidentja Osmani ndaj rastit tragjik në Pejë

Prishtinë | 25 Qer 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

E para e vendit reagoi në rrjetin social Facebook për humbjen e jetës së dy qytetarëve të Pejës nga vërshimet e ditës së djeshme. Ajo u shpreh se kjo humbje e ka tronditur Kosovën.

Reagimi i plotë:

Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike.

Postimi në Facebook:

Të ngjashme