Reagon Sindikata e Shërbyesve Civil në MAShT pas lajmit se 100 punonjës janë pozitiv më Coronavirus

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Shërbyesve Civil në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas publikimit të një lajmi kinse 100 punonjës në këtë ministri janë infektuar me Coronavirus.

Sipas kësaj sindikate lajmi është i pasaktë, dhe të gjithë zyrtarët e ministrisë janë duke i respektuar masat e IKSHPK’së.

“Sindikata e Shërbyesëve Civil në Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, Reagon në lajmin e publikuar nga nacional. Info, ku shkruan se 100 punonjës të Ministrisë së Arsimit pozitiv me COVID-19. Lajmi është i pa saktë! Zyrtarët e MASh, edhe në këto rrethana me përkushtim të madh po i sherbejnë të gjithë qytetarëve, duke i respektuar masat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), duke bartur maskat, duke mbajtur distancën, dhe duke mbajtur higjenen. Respekt, për komplet stafin e MASh”, thuhet në reagim.

Të ngjashme