Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas raportimit për dhunën që një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka ushtruar ndaj një vajzë të mitur.
Veliu tha se ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të filloj hetimet në lidhje me rastin e fundit, ndërsa shtoi se rastet e tilla po ndodhin por prandaj ekzistojmë mekanizmat që i monitorojnë edhe punën policore.
“Rastet e incidenteve mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve fatkeqësisht po ndodhin, prandaj ekzistojnë edhe mekanizmat mbikëqyrës që monitorojnë dhe kontrollojnë punën policore”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme kërkova menjëherë nga Inspektorati Policor që të filloj hetimet në lidhje me rastin e fundit ashtu siç ka hetuar edhe rastet e tjera dhe dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si Ministër do të sigurohemi që Policia e Kosovës të reflektojë profesionalizëm, transparencë dhe respektim të drejtave të njeriut pa dallim”, u shpreh ai tutje.
Tutje, Veliu tha se trajtimi i situatave të ndryshme duhet të bëhet duke ruajtur vlerat demokratike dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut, ky është dhe do të jetë imperativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme.