Wilder e ka cilësuar si punë shumë të lehtë përballjen me Stiverne, që e nokautoi në raundin e parë.
Boksieri amerikan, Deontay Wilder i njohur ndryshe si “Bombarduesi i bronztë” ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores ndaj boksierit kuban, Bermane Stiverne, të cilin e nokautoi qysh në raundin e parë të meçit.
“Punë e lehtë”, ka shkruar shkurt dhe thjeshtë “bombarduesi i bronztë” në profilin e tij në Facebook.
Pas kësaj fitore, boksieri i madh amerikan ka marr paksa zemër duke i kërkuar luftë Anthony Joshuas, i cili mban tri breza në kategorinë e rëndë.
“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”, u shpreh Wilder.
“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”, shtoi ai.
“Bota e do Joshuan ndaj meje. Unë e dua Joshuan. Nuk ka më arsyetime. Nuk ka më shmangie. Nuk ka më fjalë. Unë jam më i miri, luftoj ndaj më të mirëve. A je gati? Eja këtu i dashur”.
https://streamable.com/vne6p
https://streamable.com/4rg5l