Kapiteni i kampionit të botës, Hugo Lloris, është në shënjestrën e Real Madridit i cili po kërkon një zëvendësues për Keylor Navas.
Trembëdhjetë-herë kampioni i Evropës është në gjendje të paguajë 60 milionë funte për ta marrë portierin e Tottenhamit.
Ata janë në gjendje të diskutojnë menjëherë me të parin e Spurs, Mauricio Pochettino.
Burime të afërta me Lloris thonë se 31 vjeçari është i hapur për një kalim në Spanjë, por nuk do të kërkojë me ngulm largimin nga ekipi anglez.
Por trajneri i Tottenhamit, Daniel Levy, është person shumë i vështirë për t’u negociuar me të. Edhe nëse ai pranon ta shesë portierin, ai do të kërkojë para më shumë se që Liverpool pagoi për Alisson(67 milionë funte).
Real Madridi e ka kërkuar për një kohë të gjatë edhe spanjollin David De Gea, mirëpo ky i fundit ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United.
Nëse dështojnë në transferimin e Lloris, Real Madridi po planifikon t’i ofrojë përsëri ofertë portierit belg, Thibaut Courtois. Lloris ka regjistruar 254 paraqitje me Tottenham që nga 2012 kur u transferua nga Lyon për 12 milionë funte.