Real Madrid fiton të drejtën, i kthehen pas 20.4 mln euro

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2011 Real Madrid u gjobit me 18.4 milionë euro nga Komisioni Europian sepse u akuzua për ndihmë të parregullt në një kontratë me Bashkinë e Madridit, më saktë klubi nënshkroi marrëveshjen me shifrën e lartpërmendur me Këshillin Bashkiak për një truall toke, që kaloi në pronësi të klubit madrilen.

Sot, Real Madridi bëri me dije se Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian i ka dhënë të drejtë klubit sportiv për këtë rast dhe u njoftua se 18.4 milionë euro do të rikthehen në arkën e Realit, plus 2 milionë euro në interes për pagesë të vonuar një shumë që u konsiderua si ndihmë shtetërore dhe se Real Madridi duhej të paguante në ditë në qytetin e Madridit.

Përveç kësaj, kjo Gjykatë dënon Komisionin Europian për të paguar kostot e çështjes, duke përfshirë ato të Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme