Real Madrid në alarm, dyshohet për rrjedhje informacionesh nga brenda klubit

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Tensione të reja janë raportuar në ambientet e Real Madrid, pasi drejtuesit e klubit dyshohet se kanë identifikuar burimin e rrjedhjes së informacioneve të brendshme drejt mediave spanjolle.

Sipas raportimeve të gazetës “SPORT”, dyshimet kryesore bien mbi ish-trajnerin dhe ish-drejtuesin sportiv të klubit, Santiago Solari. Raportohet se publikimi i detajeve lidhur me një ristrukturim të mundshëm në hierarkinë sportive të klubit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te drejtuesit madrilenë.

Pas publikimit të lajmeve për ndryshime të mundshme në departamentin teknik, klubi reagoi me një deklaratë zyrtare duke mohuar kategorikisht pretendimet e mediave.

Pozita e Solarit brenda klubit thuhet se është bërë e paqartë muajt e fundit. Edhe pse ai vazhdon të jetë i lidhur me klubin si ambasador dhe shfaqet në ndeshje të rëndësishme, nuk ka më një rol aktiv në përditshmërinë e ekipit.

Raportet sugjerojnë se marrëdhëniet mes Solarit dhe drejtuesve të klubit janë ftohur, sidomos pas vendimit të presidentit Florentino Pérez për t’i besuar më shumë rol Álvaro Arbeloa në projektet sportive të së ardhmes.

Aktualisht, vendimmarrja sportive te Real Madrid udhëhiqet nga Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërsa situata e krijuar pritet të sjellë zhvillime të reja brenda klubit madrilen.

Të ngjashme