Real Madridi kërkon Koulibalyn

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Real Madridit kanë kthyer sytë kah mbrojtësi i skuadrës së Napolit, Kalidou Koulibaly. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Bëhet e ditur se Real Madridi është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për transferimin e Koulibalyt në fund të këtij edicioni.

Senegalezi 27-vjeçar, te Reali shihet si zëvendësim ideal për francezin Raphael Varane që do të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni.

Koulibaly këtë edicion ka 37 ndeshje me Napolin dhe ka kontratë deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë te Genku edhe Metzi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme