Real Madridi nuk përmbush kërkesat e Ramosit

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Sergio Ramosit te Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë. Mediumet spanjolle të martën kanë raportuar se kapiteni i madrilenëve është i pakënaqur me kushtet e ofruar nga klubi për ta vazhduar kontratën.

Ramos thuhet se po kërkon rritje page dhe kontratë trivjeçare për të mbetur në Madrid.

Por drejtuesit e klubit spanjoll nuk i kanë përmbushur ende kërkesat e qendërmbrojtësit. 34-vjeçari aktualisht fiton 300 mijë euro në vit te “Mbretërit”. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij edicioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme