Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.
Sipas “The Mirror”, Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve të evropës për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
Në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në “Santiago Bernabeu”, pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë euro.
Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard, transmeton Albeu.
Hazard mban veshur fanellën me numër 10 te Chelsea, por numri aktualisht është i zënë nga heroi kroat në Kupën e Botës, Luka Modric.
Kështu që Hazardit thuhet se do t’i jepet fanella me numër 7, pasi është lënë e lirë pas largimit të yllit portugez, Ronaldo.