Real Madridi kërkon të kthehet te fitorja të martën mbrëma në Moskë ndaj CSKA-së, pas dështimit që të fitojë dy ndeshjet e fundit në La Liga.
Reali mesjavën e kaluar pësoi 3:0 nga Sevilla, ndërsa në fundjavë luajti pa gola në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.
Reali tash po kërkon të kthehet te fitorja, ndonëse në përballjen me CSKA-në do të ketë mungesa të mëdha.
Do të mungojë kapiteni Sergio Ramos, mbrojtësi brazilian Marcelo, mesfushori ofensiv Isco, si dhe sulmuesi uellsian Gareth Bale…